Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Qeveria Kurti po i ngjan një Qeverie sikur në detyrë, që është dorëhequr dhe kryen punë të kufizuara.
Me anë të një postimi në Facebook ai ka folur edhe për kryediplomaten, Donika Gërvalla.
Për këtë të fundit, ai ka thënë se është mirë që të rrijë sa më largë rrjeteve sociale.
“Është mirë që ministren e jashtme ta mbajnë larg rrjeteve sociale sepse skandalet i ka të vazhdueshme”.


