Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, pak ditë para debutimit të tij në Kupën e Botës, foli për kushtet fizike të Romelu Lukakut në konferencën e tij sot për shtyp.
“Romelu po bën progres, por do të duhet ende kohë për ta parë atë 100%. Duke ndjekur orarin nuk mendoj se ai do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Kanadasë në fillim”, tha fillimisht trajneri Roberto Martinez.
“Pas fazës së grupeve do të fillojë një Botëror tjetër dhe mendoj se deri atëherë Lukaku do të jetë gati. Në ato ndeshje ai do të bëhet faktor për ne”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Belgjika ndodhet në grupin F me Kanadanë, Morokon dhe Kroacinë.
/GazetaBlic Sport