Sporti

Bad News Eagles pësojnë humbje në ndeshjen e dytë, mposhte në “Mirage” nga “Astralis”

11/17/2022 14:40
nga:E K

Bad News Eagles po luajnë sot në turneun e rradhës, “Elisa Master Espoo 2022”.

Gamerat shqiptarë fillimisht janë përballur me SAW, ku kanë gjetur fitoren me rezultat 16:12 në “Ancient”, shkruan GazetaBlic Sport.

Në duelin e dytë “BNE” patën përballë skuadrën “Astralis” në duelin e zhvilluar në “de_Mirage”.

Ishte ndeshje e vështirë, ku asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë fitore në raundet e rregullta pasi dueli u mbyll 15-15.

Në “Overtime” më të mirë ishin Astralis duke fituar me rezultat 19-16.

/GazetaBlic Sport/