Deputetja Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se sot kur po e shqyrtohet në lexim të parë projektbuxheti, për ndarjet buxhetore port vitin 2023, ajo çka na bije në sy është se ky është buxheti më jo transparent ndonjëherë që ka ardhur në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Duke pasur parasysh faktin që plot 271 milionë euro janë të ndara në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, si kontigjenca dhe fonde për ringjallje ekonomike, D.mth. fonde pa projekte pa plan. 271 milionë euro të pa alokuara tregojnë mungesën e kapacitetit, vizionit dhe planit në secilin sektor të kësaj qeverie”, tha ajo.


