Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë deri tek fillimi i Kupës së Botës.
Kombëtarja e Brazilit tashmë po kryen përgatitjet e fundit, atje ku në grup është me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin, shkruan GazetaBlic Sport.
Ameriko-Latinët e kanë fituar pesë herë Kampionatin Botëror dhe tashmë do të synojnë që ta përsërisin atë sukses edhe në Katar.
Shumë yje janë ftuar nga trajneri Tite për këtë kompeticion dhe ky pritet të jetë formacioni bazë i kësaj kombëtarje, sipas mediave në Brazil:
Alisson, Silva, Marquinhos, Telles, Danilo, Casemiro, Fred, Raphinha, Neymar, Vinicius Junior, Jesus.
/GazetaBlic Sport/