Pak ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, ‘Marca’ kujtoi një kuriozitet lidhur me kompeticionin dhe që përfshin Portugalinë.
Historia tregon se kombëtarja e lojtarit që ishte golashënuesi më i mirë në edicionin e fundit të një Evropiani fitoi Kupën e Botës. Kjo ndodhi me David Villa, Mario Gomez dhe Antoine Griezmann, përcjell GazetaBlic Sport.
David Villa ishte golashënuesi më i mirë në Euro 2008, me pesë gola, dhe Spanja, në vitin 2010, përfundoi duke fituar në Afrikën e Jugut. Në vitin 2012, Mario Gómez shënoi tre gola në Kampionatin Evropian dhe Gjermania ngriti trofeun e kampionit të botës në Brazil në 2014. Më në fund, në Euro 2016, një kompeticion i fituar nga Portugalia, Antoine Griezmann shënoi gjashtë gola dhe Franca përfundoi duke fituar Kupën e Botës Rusi 2018.
Në edicionin e fundit të Kampionatit Evropian, Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë, me pesë gola dhe kjo statistikë e favorizon Portugalinë që ta fitojë Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport/