Kupa e Botës është afër të fillojë.
Brazili nga shumë njohës të futbollit shihet si favorit për të triumfuar në fund, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe legjenda e Brazilit, Cafu, është shprehur i bindur që Neymar mund ta udhëheqë kombëtaren drejt triumfit.
“Kupa e Botës në Katar është rasti perfekt për të thyer dominimin evropian. Ky është momenti më i mirë i Brazilit që të thyejë mallkimin dhe të fitojë titullin. Argjentina dhe Brazili janë dy klubet favorite. Kanë një pontencial të madh për të fituar Botërorin. Besoj se këtë herë Brazili mund të kthehet.
Me Neymar në formë, kemi mundësinë shumë të mira për të fituar Botërorin pasi është një lojtar që ka rëndësi në fushë. I mbajmë shpresat te talenti i tij, edhe pse duhet thënë se nuk luan i vetëm”, është shprehur Cafu.