Sporti

Ky është kundërshtari i rradhës i Bad News Eagles, ja kur zhvillohet dueli

11/17/2022 11:59
nga:E K

Bad News Eagles e kanë nisur me fitore turneun e sotëm “Elisa Master Espoo 2022”.

Gamerat shqiptarë fillimisht janë përballur me SAW ku fituan me rezultat 16:12 në mapën “Ancient”, shkruan GazetaBlic Sport.

BNE sot do zhvillojnë edhe 4 duele tjera në kuadër të grupit B të kësaj gare.

Dueli i tyre i rradhës do jetë ndaj skuadrës “Astralis” që luhet nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/