Lionel Messi i frikëso tifozët për pak momente, teksa u rrëzua i dëmtuar në ndeshjen miqësore të Argjentinës për përgaditje para fillimit të Kupës së Botës.
Një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhte Argjentinës do të ishte të shihnim shtatë herë fituesin e Topit të Artë të lënduar, siç menduan disa tifozë në Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën mbrëma, përcjell GazetaBlic Sport.
Argjentina u përball me Emiratet e Bashkuara Arabe në një ndeshje para turneut në stadiumin Mohammed bin Zayed dhe 35-vjeçari u rrëzua duke i lënë tifozët e shqetësuar siç shihet në video.
Kampionati Botëror nis të dielën me ndeshjen Katar – Ekuador.
/GazetaBlic Sport/