Kupa e Botës 2022

Emanuel Macron para fillimit të Kupës së Botës: Sporti nuk duhet të përzihet me politikë!

11/17/2022 10:46
nga:Mergim Rreci

Duke folur për shtypin nga Bangkok, ku po merr pjesë në samitin e APEC, presidenti francez Emmanuel Macron reagoi ndaj kritikave për Kupën e Botës në Katar dhe për vizitën e tij të mundshme atje, nëse ekipi francez do të ecë mirë.

U tregua nga pallati presidencial se Macron do të shkonte në Katar nëse Les Bleus kalojnë në çerekfinale. Kreu i shtetit ishte gjithashtu i pranishëm në suksesin e Francës në Kupën e Botës 2018, madje u bashkua me festimet pas finales kundër Kroacisë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë nuk mendoj se sporti duhet bërë politik. Këto pyetje duhet të bëhen kur të jepet turneu. Pavarësisht nëse është një çështje e klimës apo e të drejtave të njeriut, ne nuk do t’ia bëjmë vetes [pyetjen] sa herë që turneu është këtu.”

Pikëpamja e Macron në mënyrë efektive i bën jehonë lutjes së presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar vendeve pjesëmarrëse që të fokusohen në futboll, në dritën e një numri polemikash në lidhje me vendin pritës, nga keqtrajtimi i tij ndaj punëtorëve migrantë deri te ligjet shtypëse që synojnë banorët LGBT+.

/GazetaBlic Sport/