Lajme

“Fatale dhe alarmante”, Haziri: ‘Këshilla’ për të mos udhëtuar në SHBA është sanksion ndaj Qeverisë

11/17/2022 09:34
nga:G B

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se SHBA do t’i ruajë raportet me popullin e Kosovës përjetësisht por që do t’i dëmtojë me ata funksionarët kur e humbin rrugën, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se SHBA i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës.

Haziri ka thënë se është lloj sanksionimi që zyrtarëve të Qeverisë i është shtyrë vizita në SHBA dhe kjo është fatale dhe alarmante.

Postimi i tij i plotë:

SHBA do t’i ruajë përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante.