Leandro Paredes, mesfushori argjentinas, foli në fund të ndeshjes së fituar nga Albiceleste kundër Emirateve të Bashkuara Arabe me rezultatin 5-0.
“Ne jemi të qetë, e dimë që njerëzit janë në ankth sepse ka edhe pak ditë deri te starti i Kupës së Botës”, tha fillimisht ai.
“Duhet të përgatitemi mirë për të luajtur një lojë të mirë, jemi në rrugën e duhur, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Kemi një ekip të mirë, një trajner të mirë, njerëzit na mbështesin dhe janë të lumtur. Kjo është më e mjaftueshme për të ecur përpara me besim.
Lo Celso? Të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është ai në fushë dhe jashtë saj, është për të ardhur keq që nuk është me ne.”
/GazetaBlic Sport