Sporti

Mancini komplimenton Shqipërinë: Ka lojtarë të mirë, s’mund të luash në Serie A pa pasur kualitet

11/16/2022 22:58
nga:Lorik J

Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane ka lavdëruar kombëtaren shqiptare, pasi pas ndeshjes ka theksuar se kanë ekip mjaft të mirë.

Shqipëria humbi sot ndaj Italisë në ndeshjen miqësore me rezultatin 1-3, megjithatë sipas Mancinit, Shqipëria ka lojtarë të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Shqipëria ka një skuadër të mirë. Lojtarët shqiptarë i njoh, s’mund të luash në Serie A pa pasur kualitet”, tha shkurtimisht Mancini për SuperSport.

Kujtojmë se kjo ndeshje u zhvillua në “Air Albania” në një stadium të stërmbushur.

/GazetaBlic Sport