Lajme

Misteri me raketën në Poloni, presidenti polak takohet me drejtorin e CIA-s

11/16/2022 22:32
nga:Y I

Incidenti me rënien e raketës në një fshat të Polonisë në kufi të Ukrainës është ende duke u hetuar, ndërsa NATO bën të qartë se raketat nuk ishin me origjinë ruse.

Megjithatë Varshava nuk përjashton mundësinë e një provokimi nga ana ruse.

Për rrjedhojë, presidenti polak, Andrzej Duda zhvilloi sonte një takim në Varshavë me drejtorin e CIA-s, William Burns.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë, Jacek Sievera.