Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Shqipëri – Itali.
Pjesa e parë e duelit miqësor ka përfunduar me avantazhin e italianëve me rezultatin 1:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e Shqipërisë ishte në avantazh me golin e Ardian Ismajlit në minutën e 15’të të ballafaqimit.
Festa nuk zgjati shumë dhe italianët barazuan me Di Lorenzon në minutën e 20’të.
Më pas, Grifo shënoi për të kaluar mysafirët në avantazh.
Deri në fund të pjesës së parë, Italia kishte edhe një mundësi të mirë – por goditja e Zaniolos u ndal nga shtylla.
/GazetaBlic Sport


