Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës në Washington DC u takua edhe me profesorin dhe njohësin e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Krasniqi thotë se biseduan për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit.
Krasniqi shton se ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.


