Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga u përfshi në listën e Francës për Kupën e Botës FIFA 2022 dhe foli me shtypin pas seancave të tij të para stërvitore me Bleus.
“U ndjeva shumë krenar dhe i nderuar që isha në listë”, tha ai kur u pyet për reagimin e tij kur mori vesh se do të ishte pjesë e ekipit.
Benzema është ende duke u rikuperuar nga shqetësimi i vogël i muskujve që e mbajti atë jashtë ndeshjeve të fundit me Real Madridin, por Camavinga tha se sulmuesi po ndihet më mirë.
“Ai po përmirësohet dhe është shumë më mirë tani, pres që ai të jetë gati për Kupën e Botës. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, ai më ndihmon shumë në Real Madrid dhe më jep këshilla gjatë ndeshjeve. Ai është shumë i mirë në komunikim, ai është një lider i vërtetë, “shpjegoi Camavinga.
/GazetaBlic Sport