Sporti

Kosova barazon në shtëpi ndaj Armenisë, Rrudhani na shpëton në fund

11/16/2022 20:00
nga:Lorik J

 Kombëtarja e Kosovës ka barazuar në shtëpi ndaj Armenisë.

Kosova barazoi në “Fadil Vokrri” ndaj Armenisë me rezultatin e barabartë 2:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Armenia kaloi në avantazh me Shaghoyan, i cili realizoi pas 24 minutave lojë. Me rezultatin 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë e duelit.

Në pjesën e dytë, Kosova barazoi me Lirim Kastratin – i cili shënoi nga penalltia pas më shumë se një ore lojë.

Armenia gjeti golin e avantazhit në minutën e 82’të kur Hovhannisyan shënoi në portën e Bekajt.

Megjithatë, humbjen Kosovës ia shmangu Donat Rrudhani – i cili realizoi në kohën shtesë.

/GazetaBlic Sport