Lajme

Aksident i rëndë në Drenoc të Klinës, lëndohen gjashtë persona

11/16/2022 19:40
nga:Y I

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një aksidenti mes një veture dhe një kombi, në fshatin Drenoc të Klinës.

Nga policia bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orë 17:20.