Trajneri i kombëtares portugeze, Fernando Santos, foli këtë të mërkurë në një konferencë për shtyp, në atë që ishte takimi i parë i trajnerit me gazetarët që nga fillimi i punës përgatitore për Botërorin.
Santos konfirmoi se në ndeshjen e nesërme ndaj Nigerisë, Cristiano Ronaldo nuk do të luajë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Për nesër ai nuk do të jetë gati, po pushon”, konfirmoi Fernando Santos.
Portugalia dhe Nigeria luajnë nesër nga ora 20;45, në kuadër të ndeshjeve miqësore.
/GazetaBlic Sport