Kupa e Botës 2022

David Trezeguet: Kupa e Botës në Katar mund të jetë kompeticioni i fundit për Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin

11/16/2022 14:42
nga:Mergim Rreci

Ish-ylli i Juventusit dhe Francës, David Trezeguet nuk është i shqetësuar për kohën e Kupës së Botës dhe thotë se Katari 2022 “mund të jetë shansi i fundit për Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin”.

Legjenda e Juventusit nuk duket se shqetësohet nga koha se kur do të zhvillohet Botërori në Katar, i cila do të fillojë më 20 nëntor dhe do të përfundojë me finalen më 18 dhjetor, përcjell GazetaBlic Sport.

“Do të luhet për herë të parë në nëntor dhe dhjetor”, tha ai.

“Fizikisht lojtarët do të jenë në një nivel të lartë, edhe mendërisht. Gjithçka është gati për të shkuar deri në fund.

“Mos harroni se kjo mund të jetë kompeticioni i fundit për Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin. Kjo do të thotë se do të jetë një konkurrencë e nivelit shumë të lartë për mendimin tim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/