Sporti

E trishtë: Vdes gjyqtari i Ligës së Kampionëve, pëson goditje në tru

11/16/2022 11:52
nga:Mergim Rreci

Unioni i Gjyqtarëve të Futbollit ka njoftuar të mërkurën vdekjen e papritur të Johan Hamel, gjyqtarit të njohur francez.

Ai ka vdekur në moshën 42-vjeçare, pasi pësoi goditje në tru, përcjell GazetaBlic Sport.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në botën e futbollit francez dhe janë të panumërta mesazhet ngushëlluese për familjen që transmetohen përmes rrjeteve sociale.

Hamel ishte të dielën e kaluar si gjyqtar i VAR-it në ndeshjen PSG – Auxerre dhe më 6 nëntor drejtoi Lille – Rennes, ndërsa ishte gjithashtu në detyrë për ndeshjen e Real Madridit ndaj Celticut në “Santiago Bernabeu” më 2 nëntor, në Ligën e Kampionëve.