Akademia e Kosovës për Siguri Publike po mban konferencë ndërkombëtare shkencore.
Aty janë mbledhur përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të paraqesin gjetjet e tyre për çështjet e sigurisë publike dhe ndikimin e pandemisë COVID-19.
Konferenca është organizuar në bashkëpunim me OSBE-në dhe pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore që e vlerësuan lart organizimin.


