Lajme

Një gruaje në Prishtinë i grabitet me forcë zinxhiri i arit

11/16/2022 10:25
nga:G B

Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua ka raportuar se një person i panjohur ia ka grabitur me forcë zinxhirin e arit.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka nodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari thuhet se është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar dhe janë duke u kryer hetime intensive.

Ndërsa, rasti është cilësuar si  “Vjedhje grabitqare”.