Kupa e Botës 2022

U pensionua nga kombëtarja e Gjermanisë, ky do të jetë roli i Toni Kroos në Kupën e Botës 2022

11/16/2022 09:14
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos nuk do të jetë pa angazhim gjatë Kupës së Botës.

Ai njoftoi tërheqjen e tij nga ‘Die Mannschaft’ pas Kampionatit të fundit Evropian, por tashmë do të jetë në rolin e opinionistit dhe komentuesit të ndeshjeve për Kampionatin Botëror, përcjell GazetaBlic Sport.

Kampioni i Botës në vitin 2014, në Brazil, do të jetë një nga analistët e MagentaTV, njoftoi këtë të martë televizioni gjerman.

/GazetaBlic Sport/