Këngëtarja shqiptare me famë në Greqi, Eleni Foureira dhe futbollisti spanjoll, Alberto Botia, po presin fëmijën e tyre të parë.
Kjo u bë e ditur nga vetë këngëtarja.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e saj të ‘Instagramit’, teksa u shfaq duke pozuar me barkun e fryrë krah futbollistit.
“+1”, ishte mbishkrimi që Elena ka vendosur sipër imazheve teksa mori mijëra pëlqime dhe komente nga ana e miqve dhe fansave që e uronin për pritjen e ëmbël.
Foureira dhe ish-futbollisti i Barcelonës konfirmuan romancën në qershor të vitit 2021, ndërsa që nga ajo kohë nuk kanë munguar daljet publike dhe dedikimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale.




