Është zyrtare, Christopher Nkunku humbet Kupën e Botës.
Sulmuesi i Francës ka pësuar sot një dëmtim në stërvitjen e Francës dhe tashmë nuk do të jetë në gjendje të luajë në kampionatin botëror, përcjell GazetaBlic Sport.
Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Federatës së Francës:
I dëmtuar në stërvitje, Christopher Nkunku duhet të heqë dorë nga pjesëmarrja në Botëror. I gjithë grupi ndan trishtimin e Christopher dhe i uron atij një shërim të shpejtë”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport