Lajme

Lushaku-Sadriu nga Amerika: Na u përcollën mesazhe zhgënjyese për Kosovën

11/15/2022 22:05
nga:Genita C

Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe disa zyrtare të tjerë të partisë.

Ajo ka treguar se çfarë është diskutuar në takime që kanë pasur në Departamentin e Shtetit.

Aj, ne një lidhje direkte në emisionin Context të ATV-së ka thënë se në takimet që kishin u përcollën mesazhe shumë zhgënjyese për sa i përket qëndrimeve të Kosovës dhe implementimit të vendimeve në veriun e vendit sa i përket targave.

“Është fatkeqësi në fakt të jesh pjesë e takimeve ku shprehen zhgënjime të tilla dhe është e dhimbshme të shihet se raporti me SHBA-të ka degraduar deri në këtë nivel edhe kjo ishte përshtypja jonë që kishim nga takimet ën Departamentin e Shtetit”, ka thënë ajo.