Kingsley Coman, sulmues i Bayern Munichut dhe kombëtares franceze, foli për Kicker përpara Kupës së Botës së ardhshme në Katar.
“Unë kam qenë në gjendje të luaj vetëm disa ndeshje deri më tani për shkak të pezullimeve dhe dëmtimeve, por gjëja më e rëndësishme tani është se jam në formë dhe e di që kur të jem kështu që të mund të ndihmoj ekipin”, tha fillimisht Coman.
“Pres më shumë nga vetja, por mendoj se do të përmirësohem me kalimin e kohës. Për mua ky Botëror është shumë i rëndësishëm, do të jetë i pari dhe ndoshta i fundit në të cilin do të marr pjesë, sepse në futboll nuk i dihet kurrë.”
A është triumfi qëllimi i vetëm për Francën? “Ky është gjithmonë qëllimi. Por ne do të luajmë ndeshje pas ndeshje dhe do të japim gjithçka, pastaj do të shohim.”
Kë sheh si favorit? “Brazili dhe Gjermania. Edhe nëse një finale mes Francës dhe Gjermanisë do të ishte shumë e bukur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport