Në përputhje me Politikën e Ngjarjeve të FIFA-s për duhanin dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ngjarjet mega-sportive, Katari ka ndaluar pirjen e duhanit në stadiume gjatë Kupës së Botës të Futbollit të planifikuar për nga 30 nëntor deri me 18 dhjetor.
Ndalimi i përdorimit të cigareve elektronike duket i tepërt pasi Katari tashmë ndalon importin, shitjen dhe blerjen e tyre. Shkelësit rrezikojnë gjoba deri në 2 mijë e 500 dollarë ose 3 muaj burg, pëcjell GazetaBlic Sport.
Katari planifikon të vendosë 80 inspektorë të duhanit për të mbështetur vullnetarët e FIFA-s dhe stafin e sigurisë në zbatimin e kufizimeve.
/GazetaBlic Sport