Prishtina ka kaluar në fazën e 1/8 të Kupës së Kosovës, kjo për shkak se me kërkesë të skuadrës së Vëllznimit është anuluar ndeshja.
Anulimi ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare, përcjell GazetaBlic Sport.
Prishtina mbetet me shpresë se klubi “kuqezi” do t’i tejkalojë këto sfida dhe të organizohet pasi futbollit të Kosovës i duhen klubet me traditë siç është Vëllaznimi.
Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohet të enjten në ora 12:00.


