Joao Mario është në mesin e futbollistëve të grumbulluar nga kombëtarja e Portugalisë.
Ai ka folur për “Record” në lidhje me disa tema të ndryshme, atje ku ka trajtuar edhe polemikat e fundit në të cilat u përfshi Cristiano Ronaldo, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk mendoj se ka shumë për të thënë për këtë. Duhet të përqendrohemi te ajo që është më e rëndësishmja, domethënë ne të gjithë jemi mësuar të përballemiu me shumë presione dhe nuk mendoj se kjo gjë mund të sjellë më shumë presion për asnjërin prej nesh”, është shprehur mesfushori i Benfica.
/GazetaBlic Sport/