Kupa e Botës 2022

Bernardo Silva shkon në stërvitje me veturë Smart, komentohet shumë në rrjetet sociale

11/15/2022 10:07
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Portugalisë ka nisur këtë të hënë përgatitjet për Botërorin e Katarit.

Nëse shumë prej futbollistëve shkuan me makina të nivelit të lartë dhe vlerësoheshin me mijëra euro, Bernardo Silva ishte më ‘modest’ dhe u shfaq me një veturë të vogël, Smart, përcjell GazetaBlic Sport.

Nuk është hera e parë që ndodh dhe lojtari i Manchester Cityt tashmë e ka justifikuar situatën me faktin se nuk e ndjen nevojën për të pasur një makinë në Portugali, pasi është kryesisht në Angli, ndaj dhe e ka huazuar nga babai, në raste si kjo.