Lajme

Kryeministri Kurti udhëton për në Stuttgart të Gjermanisë

11/15/2022 08:43
nga:G B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë, raporton Gazeta Blic.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë qëndrimit dyditor, Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’.

Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Ëürttemberg dhe të bizneseve atje./Gazeta Blic/