Kupa e Botës 2022

Roberto Martinez i beson Hazardit: Ne jemi më të mirë kur e kemi edhe atë

11/14/2022 15:22
nga:E K

Përzgjedhësi i kombëtares belge, Roberto Martinez tha se ka parë me trishtim atë që po ndodhte në Real Madrid me kapitenin Eden Hazard.

Ai ka theksuar se ai e do e përkrah Hazardin pavarësisht minutave të pakta që ka pasur me klubin spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.

Hazard është kapiteni i kombëtares. Ai ishte lojtari ynë referues, ai ishte një nga lojtarët më me ndikim në Kupën e Botës 2018″, tha Martinez.

Ne besojmë se situata e tij në klub nuk do të ndikojë shumë në atë që ai bën në ekipin kombëtar. Ai nuk luan në të njëjtin pozicion dhe nuk ka vazhdimësinë që ka pasur gjithmonë. Eden kontribuon shumë në kombëtaren tonë, jo vetëm në fushë. Ai nuk duhet të luajë për ne që të kemi një dinamikë të mirë brenda grupit dhe përvoja e tij është thelbësore. Ne jemi një ekip më i mirë kur Hazard është në dhomën tonë të zhveshjes“, shtoi Martinez.

/GazetaBlic Sport./