Ky vit ka qenë i rëndë edhe për Komunat e Kosovës.
Ato nuk kanë arritur të bëjnë mjaftueshëm investime kapitale, si shkak i inflacionit ekonomik.
Sipas Sazan Ibrahimit, Komuna kanë shpenzuar deri tani rreth 40 për qind të buxhetit për investime kapitale, dhe si pasojë e inflacionit, rreth 90 milionë euro do t’i kthehen mbrapsht nivelit qendror.
Ibrahimi në Klan Kosova tha se edhe ligji për mbështetjen e punëve publike, i miratuar javën e parë të nëntorit nga Kuvendi, është i vonuar për Komunat. I njëjti ligj ka për qëllim kompensimin prej 20% të operatorëve ekonomik të prekur nga inflacioni.
Kjo, pasi Ibrahimi thotë që tashmë ka përfunduar veçse viti, dhe sezoni nuk është e përshtatshme për investime kapitale nga operatorët ekonomik. Madje, në Sytë 7, ai tha se nuk janë konsultuar pët këtë ligj, dhe si pasojë, tregoi që me këtë ligj, niveli qendror – Qeveria, nuk do ta mbuloj vet këtë njëzet për qindësh të inflacionit, por obligohen Komunat që ta bartin mjetet financiare nga një projekt më jo prioritar, tek tjetri me prioritet më të lartë.
Ibrahimi shtoi se edhe mungesa e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ishte shkaktar i madh i mos realizimit të projekteve kapitale nga Komunat.
Ndërkaq, drejtori i AKK-së, u shpreh i pakënaqur edhe me largimit nga Agjenda Legjislative e Qeverisë, bërjen e grantit të komunave, që ishte premtim i Qeverisë Kurti edhe në kohë fushate, dhe kërkesë e komunave.


