Edhe gjashtë ditë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës.
Kombëtaret pjesëmarrëse kanë publikuar listat e lojtarëve që do luajnë, kurse përgaditjet e fundit po bëhen për fillimin e kompeticionit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipet e mëdha do të dërgojnë numër të madh të lojtarëve për të luajtur me kombëtaret e tyre në këtë garë.
Ja lista e ekipeve që do jenë “më të përfaqësuara” në Katar:
5. Real Madrid (13): Thibaut Courtois (Belgjikë), Eder Militao (Brazil), Dani Carvajal (Spanjë), Antonio Rudiger (Gjermani), Aurelien Tchouameni (Francë), Federico Valverde (Uruguai), Luka Modric (Kroaci), Vinicius Jr (Brazil), Rodrygo (Brazil) Karim Benzema (Francë), Eden Hazard (Belgjikë), Marco Asensio (Spanjë), Eduardo Camavinga (Francë).
4. Manchester United (14): Antony, Casemiro, Fred dhe Alex Telles (të gjithë Brazili), Christian Eriksen (Danimarkë), Raphael Varane (Francë), Harry Maguire, Luke Shaw, Marcus Rashford (e gjithë Anglia), Diogo Dalot, Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo (gjithë Portugalia) , Facundo Pellistri (Uruguaj), Tyrell Malacia (Holandë).
3. Manchester City (15): Manuel Akanji (Zvicër), Ederson (Brazil), Kevin De Bruyne (Belgjikë), Ilkay Gundogan (Gjermani), John Stones, Kyle Walker, Kalvin Phillips, Phil Foden, Jack Grealish (e gjithë Anglia), Joao Cancelo, Ruben Dias, Bernardo Silva (e gjithë Portugalia), Nathan Ake (Holandë), Aymeric Laporte dhe Rodri (të dy Spanjë).
2. Barcelona (16): Eric Garcia, Jordi Alba, Pedri, Gavi, Busquets, Ansu Fati dhe Ferran Torres (Spanjë), Jules Kounde dhe Ousmane Dembele (Francë), Frenkie de Jong dhe Memphis Depay (Holandë), Raphinha (Brazil), Ronald Araujo (Uruguai) . ), Ter Stegen (Gjermani), Robert Lewandowski (Poloni).
1. Bayern Munich (17)” Eric Maxim Choupo-Moting (Kamerun), Kingsley Coman (Francë), Matthijs de Ligt (Holandë), Leon Goretzka (Gjermani), Serge Gnabry (Gjermani), Lucas Hernandez (Francë), Joshua Kimmich (Gjermani), Sadio Mane (Senegal). ), Noussair Mazraoui (Marok), Manuel Neuer (Gjermani), Thomas Müller (Gjermani), Jamal Musiala (Gjermani), Benjamin Pavard (Francë), Leroy Sane (Gjermani), Josip Stanisic (Kroaci), Dayot Upamecano (Francë), Alphonso Davies (Kanada).