Kupa e Botës 2022

Statistika nga historiku i Kupës së Botës, gjithçka që duhet të dini para fillimit të Kampionatit Botëror

11/14/2022 08:33
nga:E K

Edhe gjashtë ditë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës.

Katari do jetë vendi futbolldashësit do i kthejnë sytë për një muaj të pasur me futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

GazetaBlic Sport ju sjell disa nga statistikat interesante të cilat duhet t’i dini para se ky kompeticion i madh të fillojë:

Kush ka më shumë tituj, moshën mesatare më të lartë të skuadrës dhe numrin më të madh të golave ​​të shënuar?
    1. Brazili është skuadra më e suksesshme në historinë e turneut, pasi e ka fituar këtë event pesë herë.
    2. Janë mbajtur 20 turne të Kupës së Botës që nga gara inauguruese në 1930.
    3. 32 ekipe do garojnë në tetë grupe në ngjarjen e këtij viti.
    4. Katari do të bëhet skuadra e 80-të që do të luajë në një Botëror.
    5. Vetëm tetë vende e kanë ngritur ndonjëherë trofeun. Brazili ka fituar pesë herë, ndërsa Gjermania dhe Italia kanë nga katër tituj. Argjentina, Franca dhe Uruguai kanë fituar Kupën e Botës nga dy herë, ndërsa Anglia dhe Spanja nga një.
    6. Kapaciteti i stadiumit Lusail, i cili do të presë finalen e Katarit 2022 është 80 mijë
    7. Numri mesatar i golave ​​për lojë gjatë Kupës së Botës Rusi 2018 ishte 2.6.
    8. Argjentina është kombëtarja me moshën mesatare më të vjetër në Kupën e Botës [27.7 vjet]
    9. SHBA është kombëtarja me moshën më të re në Kupën e Botës [24.5 vjet]
    10. Më shumë se gjysma e planetit pritet ta shohin garën (parashikimet thonë 5 miliardë).
    11. Islanda është kombëtarja me numrin më të vogël të popullësisë që është kualifikuar ndonjëherë në Kampionatin Botëror.[334 mijë banorë]
    12. Francezi Just Fontaine mban rekordin për më shumë gola të shënuar në një Botëror të vetëm, me 13 gola në 1958.
    13. Përjashtimi më i shpejtë në histori ishte ai i Jose Batista i Uruguait i cili u përjashtua pas 56 sekondave në ndeshjen e vitit 1986 ndaj Skocisë.
    14. Lojtari me më së shumti gola në Kampionate Botërore është Miroslav Klose i Gjermanisë i cili ka 16 gola në kompeticionet e luajtura nga viti 2002 deri në vitin 2014.
    15. Katari është vendi më i vogël që ka pritur ndonjëherë Kupën e Botës.
    16. 44 milionë euro do marrë fituesi i Kupës së Botës.

/GazetaBlic Sport/