Edhe gjashtë ditë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës.
Holanda dhe kombëtaret e tjera pjesëmarrëse kanë publikuar listat e lojtarëve që do luajnë, kurse Jasper Cillesen është jashtë skuadrës holandeze për Kupën e Botës, përcjell GazetaBlic Sport.
33-vjeçari reagoi ashpër në një intervistë për ESPN.
“Isha i zhgënjyer, por më duhet të vazhdoj. Nuk do të hyj në detajet e bisedës që pata me Hoek (trajneri i portierëve,) është një gjë e brendshme tha gjëra të pakëndshme dhe mezi prisja të dilja në fushë…”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/