Sporti

Prekazi: Lojtarët e Prishtinës nuk po arrijnë të bëjnë dy-tri pasime bashkë!

11/13/2022 22:29
nga:Lorik J

Trajneri i njohur, Rafet Prekazi në emisionin qëndror sportiv Var në Tëvë1, u shpreh se ekipi kryeqytetas “ngërthen” në pasime.

Prekazi njëashtu potencoi se kërkesat bardhekaltërit nuk përkojnë me realitetin.

“Kërkesat e Prishtinës nuk përkojnë me realitetin. Futbollistët e Prishtinës e kanë dashtur me shumë fitoren se Drenica, por ngërthen në pasime sepse nuk po arrijnë të bëjnë dy-tre pasime bashkë”, tha Prekazi për emisionin Var në Tëvë1.