Lajme

Osmani: Qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

11/13/2022 20:25
nga:Genita C

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime popullit turk, për viktimat si pasojë e shpërthimit të sotëm në Stamboll.

Presidentja shkruan se, i qëndrojnë pranë popullit të Turqisë në këtë kohë të vështirë.

”E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot.

Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, Kurti: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën