Lajme

Aksident trafiku në Vragoli të Fushë-Kosovës, lëndohen pesë persona

11/13/2022 20:00
nga:Genita C

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në mes pesë veturave, në rrugën Prishtinë-Pejë.

Saktësisht aksidenti njoftohet të ketë ndodhur në segmentin e fshatit Vragoli të Fushë-Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, të cilët thuhet se janë në gjendje stabile shëndetësore.

Aksidenti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë ne drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit te rrugës”, ka thënë Hoxha.