Lajme

Vdes mjeku i njohur kosovar i Internos

11/13/2022 18:36
nga:G C

Ka vdekur në moshën 69-vjeçare, mjeku i njohur kosovar i Mjekësisë Interne, Saljidin Jonuzi.

Lajmi e hidhur e bëri të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një komunikate.

Në njoftim bëhet e ditur se ai ushtronte profesionin e tij në QKMF-në e Dragashit.

“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruan ndër tjerash në komunikatë.