Lajme

Reagon presidenti turk: Shkon në gjashtë numri i personave që humbën jetën në shpërthimin e fuqishëm në Taksim të Stambollit

11/13/2022 16:37
nga:Genita C

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit, raporton Anadolu Agency.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya shkroi më herët në Twitter se të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi. Ai tha se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.

Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.