Lajme

Konfirmohen katër të vdekur nga shpërthimi në Stamboll, 38 të lënduar

11/13/2022 15:58
nga:Genita C

Nga shpërthimi që ndodhi pak më herët në rrugën e mbipopulluar Istiklal të Stambillit, katër persona kanë humbur jetën dhe 38 janë plagosur, tregoi Guvernatori i qytetit, Ali Yerlikaya.

“Të plagosurit tanë po trajtohen. I urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, shkroi Yerlikaya.

Pamjet e para të shpërthimit në Stamboll: Njerëz të shtrirë nëpër rrugë