Lajme

Shpërthim në qendër të Stambollit, 11 të lënduar

11/13/2022 14:56
nga:Genita C

Mediat turke kanë raportuar të dielën se ka ndodhur një shpërthim në rrugën popullore të këmbësorëve “Istiklal” të Stambollit, ku janë plagosur 11 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit dhe policia, shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma.

Përdoruesit e mediave sociale kanë deklaruar se dyqanet dhe rruga janë mbyllur, shkruan Associated Press.