Sporti

Gjilani mposht Llapin në “Zahir Pajaziti”, Ballkani pa problem ndaj Ferizajt, Drita triumfon bindshëm kundër Malishevës

11/13/2022 14:59
nga:E K

Kanë përfunduar tri duelet në ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Drita ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjilani arriti fitore të madhe ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultat 0-1 me golin e realizuar nga Solomon në minutën e 50’të të takimit.

Llapi kishte raste të mira shënimi duke goditur 2 herë shtyllën. Krasniqi gjuajti një goditje “bombë” në minutën e 85’të duke qëlluar tranzerzalen, madje lojtarët pretenduan që topi kishte kaluar vijën e fundit, por njëjtë nuk mendoi edhe gjyqtari kryesor.

Në anën tjetër, Ballkani triumfoi me rezultat 2-0 ndaj Ferizajt.

Golat për kampion në fuqi të Kosovës i realizuan, Armend Thaqi [67′] dhe Albion Rrahmani [85′].

/GazetaBlic Sport/