Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Drita ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Malishevës me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër, dy takimet e tjera përfunduan pa gola.
Llapi dhe Gjilani luajtën ndeshje intensive në “Zahir Pajaziti“, por asnjëra nga ekipet nuk arriti të tund rrjetat.
Edhe Ballkani luajti pa gola ndaj Ferizajt.
/GazetaBlic Sport/


