Sporti

Guardiola: Brentford e meritoi fitoren, nuk e kuptuam strategjinë e tyre

11/12/2022 23:52
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola pranoi se Brentford ishte më i mirë se Manchester City (2-1) dhe se ata e meritonin të fitonin.

Trajneri i ‘qytetarëve’ tha se skuadra e tij nuk ishte në gjendje të kapërcejë strategjinë që zbatoi kundërshtari, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ekipi më i mirë fitoi. Ne luftuam që në fillim dhe nuk arritëm të përballonim topat e gjatë. E kishim të vështirë të bënim presion ndaj kujtdo që kishte topin dhe ata mbroheshin shumë mirë. Nuk luajtëm në mënyrë dinamike dhe topat e gjatë të kundërshtarit e vështirësuan. Plani i Brentfordit funksionoi dhe ata ishin më të mirë”, pranoi trajneri spanjoll, duke folur për BBC.

Kjo ishte ndeshja e fundit para pushimit për Kupën e Botës: “Ne ishim të jashtëzakonshëm në Champions League dhe mirë në Premier League. Kur të kthehemi do të përgatisim pjesën e dytë të sezonit.”

/GazetaBlic Sport/