Lajme

Pacolli në rezidencën e Donald Trump, publikon pamje si u prit nga ish-presidenti amerikan

11/12/2022 23:03
nga:G B

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli po merr pjesë sonte në dasmën e miqve të tij Michael dhe Tiffany në Miami.

Pacolli ka shpërndarë një video, ku ka treguar se dasma po mbahet në rezidencën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Madje, ai me anë të videos tregoi se u prit nga vetë Trump.

“I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në darsmen e madhe të Tiffany dhe Michael”, ka shkruar Pacolli.